Rukiqi e Hoxha kërkojnë të eliminohen barrierat mes Kosovës e Maqedonisë

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 16:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha, kanë mbajtur konferencë për medie pas takimit.

Rukiqi tha se të dy vendet duhet të punojnë në përmirësimin e kushteve sidomos atyre infrastrukturore në mënyrë që të eliminohen barrierat mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

“Ne konsiderojmë se ekonomitë e vendeve të rajonit duhet me bashkëpunuar duke pas parasysh ekonomitë e tregut. Po flasim për integrime të tregjeve ose eliminim të barrierave. Ajo që është ne rëndësi është iniciativa e shumë viteve për përmirësimin e lidhjes mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuptimin infrastrukturor”.

“Duhet të ketë progres dhe lëvizje shumë më të shpejtë që të kemi një lidhje moderne që nuk e shpejton vetëm qarkullimin e mallrave”.

Kryetari nga Maqedonia, Nebi Hoxha tha se shpreson që kërkesat e paraqitura të merren parasysh nga institucionet e Kosovës në mënyrë që produktet e të dyja vendeve të jenë prezent tek njëra- tjetra.

“Ne si odë ekonomike sot erdhëm për një vizitë urimi të kryetarit të ri ti urojmë postin me rëndësi dhe kryerjen të detyrave që ki ka për shpresoj që bashkëpunimi mes odave tona nuk do të mungojë. Shpresojmë që zëri ynë do të depërtoj tek politibërësit. Inicimi i bashkëpunimit të ndërsjellët për ndikim dhe hapjen e një terminali doganor”.

“Shpresojmë që një bashkëpunim i tillë nuk do të mungoj dhe ne do të bëjmë që bizneset të ndihem më komod dhe produktet tona të jetë në të dy anët”.

Të ngjashme