Rukiqi e konsideron absurde lënien hapur të kufijve: Bizneset po e paguajnë faturën e pandemisë

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se bizneset e përkrahin çdo masë të marrë nga institucionet e që ka qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai më tej  ka shtuar se duhet të konsultohen pas cdo vendimi të Qeverisë. Rukiqi thotë është absurde lënia hapur e kufijve dhe mbyllja e bizneseve.

“Ne e përkrahim çdo masë që ndihmon në parandalimin e pandemisë, por ka masa të tjera që mund të ndërmerren, biznese po e paguajnë faturën e pandemisë, besa edhe me gjoba”.

“Kur merren vendime duhet të konsultohemi. Prej mëngjesit 10 institucione që nuk mund ta ma dërgojnë sqarimin është market i vogël”.

“Është jashtëzakonisht absurde që të jenë të hapur kufijtë. Shumë persona kanë bë dyndje drejt vendeve të rajonit. Është krijuar një presion psikologjik, që të ketë mundësi të lëviz që të ketë mundësi të argëtohet”.

“Një pare që është e nevojshme ajo pare këto dy ditë do të përfundojë në vendet e rajonit. Në rishikimin e këtij vendimi do të konsultohen edhe me neve”.

Përderisa Shoqata e Gastronomëve kanë mbajtur një aksion simbolik para lokaleve të tyre kundër masave të reja. Ata kanë paralajmëruar protestë për të hënën.

Të ngjashme