Rukiqi i jep fund rrugëtimit 15-vjeçar në Odën Ekonomike, zbulon se s’do të rikandidojë për kryetar

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë me dije se s’do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të OEK’ut.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Rukiqi ka thënë se ka vendosur të bëjë një kthesë në karrierën e tij.

“Por, duke shikuar drejt se ardhmes, duke vleresuar pervojen time afer 20 vjeçare, ne institucione publike, Universitet, sektor privat, ndermarresi, borde profesionale te vendit dhe nderkombetare, etj, kam vendosur, qe te mos vazhdoj me mandatin e II-te te Kryetarit te Odes Ekonomike te Kosovese dhe te bej nje kthese ne karrieren time, me fokus, ne lirimin dhe perdorimin e potencial tim kreativ dhe profesional: 1) ne boten akademike, sidomos per te dhene kontribut ne aftesimin e fuqise punetore; 2) sektor pivat, per te krijuar vende pune dhe vlere te shtuar per ekonomine”, ka shkruar Rukiqi.

Ai ka thënë se rrugëtimi i tij 15-vjeçar në Odën Ekonomike, s’ka qenë i lehtë.

“Duke shikuar mbrapa, rrugetimi I gjate, qe nga viti 2007, nuk ka qene i lehte, ka qene me shume kthesa, me shume pengesa, por edhe me shume arritje, te cilat ne asnje rast nuk jane individuale, por jane kolektive: te bashkepunetoreve dhe te anetareve te Odes Ekonomike te Kosoves.

Per te gjithe te arrituarat dhe per te gjithe kontributin ne tejkalimin e çdo sfide profesionale dhe private, i falenderoj te gjithe bashkepunetoret, ata qe jane ne mesin tone dhe ata qe nuk jane me. Falenderoj te gjithe anetaret dhe te gjithe miqte, nga spektri politik, mediat, organizatat joqeveritare, kori diplomatik etj, te cilet ne çdo moment ishin perkahes te jashtezakonshem, ne perfaqesimin tim dhe te cilet qendruan lojal ndaj parimeve baze te punes tone”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i tij i plotë:

Mesazh pershendetes per miqte dhe bashkepunetoret

Sot perfundon rrugetimi im mbi 15 vjeçar ne Oden Ekonomike te Kosoves

Ne Shkurtin e viti 2007, pas perfundimit te studimeve MASTER, morra nje nder vendimet me te rendesishme per karrieren time profesionale, perkatesiht vendosa t’i bashkangjitem Odes Ekonomike te Kosoves, per te filluar nje pervoje te jashtezakonshme ne perfaqesimin e sektorit privat. E fillova si zyrtare projektesh dhe tani po e perfundoj si kryetar I kesaj organizate te rendesishme per zhvillimin e vendit.

Perfundimi i ketij rrugetimi mbi 15 vjecar, per mua, shenon mbylljen e ndoshta kapitullit me te rendesishem te jetes time profesionale, ndersa per Oden Ekonomike te Kosoves, shenon fillimin e  nje ere te re te zhvillimit.

Ky moment, per te gjithe, qe e kemi ndare bashke kete rrugetim, eshte emocional dhe me mbizoterim te theksuar te nostalgjise, krenarise, falenderimit dhe optimizmit per te ardhmen.

Duke shikuar mbrapa, rrugetimi I gjate, qe nga viti 2007, nuk ka qene i lehte, ka qene me shume kthesa, me shume pengesa, por edhe me shume arritje, te cilat ne asnje rast nuk jane individuale, por jane kolektive: te bashkepunetoreve dhe te anetareve te Odes Ekonomike te Kosoves.

Per te gjithe te arrituarat dhe per te gjithe kontributin ne tejkalimin e çdo sfide profesionale dhe private, i falenderoj te gjithe bashkepunetoret, ata qe jane ne mesin tone dhe ata qe nuk jane me. Falenderoj te gjithe anetaret dhe te gjithe miqte, nga spektri politik, mediat, organizatat joqeveritare, kori diplomatik etj, te cilet ne çdo moment ishin perkahes te jashtezakonshem, ne perfaqesimin tim dhe te cilet qendruan lojal ndaj parimeve baze te punes tone.

Ne vitin 2005, Steve Jobs, ne fjalimin e tij, per studentet e Universitetit te Stanfordit, mes te tjerash, e ndau momentin me te rendesishem, qe beri kthese ne karrieren e tij.

Paradoksalisht ky moment, ishte perjashtimi i tij nga puna ne Apple, ne vitet e para te themelimit te kesaj kompanie. Sipas Jobs “peshen e rende te te qenurit i suksesshem, e zevendesoj pesha e lehte e te qenurit fillestar prape, me shume me pak siguri per te gjithe gjerat. Jobs perfundon qe kjo e liroj te hyn ne nje nder periudhat me kreative te jetes se tij.

Ne rastin tim, nuk eshte asnje paralele e asnje rrethane e njejte me rastin e Steve Jobs, perveç planifikimit per nje kthese te rendesishme ne karriere. As nuk jam Steve Jobs, as nuk po zhvilloj aktivitet ne Sillicon Valley, e per me shume askush nuk po me largon nga puna. Por, duke shikuar drejt se ardhmes, duke vleresuar pervojen time afer 20 vjeçare, ne institucione publike, Universitet, sektor privat, ndermarresi, borde profesionale te vendit dhe nderkombetare, etj, kam vendosur, qe te mos vazhdoj me mandatin e II-te te Kryetarit te Odes Ekonomike te Kosovese dhe te bej nje kthese ne karrieren time, me fokus, ne lirimin dhe perdorimin e potencial tim kreativ dhe profesional: 1) ne boten akademike, sidomos per te dhene kontribut ne aftesimin e fuqise punetore; 2) sektor pivat, per te krijuar vende pune dhe vlere te shtuar per ekonomine.

Çdo dite kam mesuar dhe jam motivuar nga secili prej juve. Pres qe njejte te vazhdojme edhe ne te ardhmen.

Ju falenderoj nga zemra!

I Juaji,

Berati

Të ngjashme