Rukiqi i pakënaqur me Qeverinë: Vendet e rajonit shumë më efikase në rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka bërë një reagim me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, e në të cilin kritikon reagimin qeveritar ndaj krizës ekonomike të shkaktuar prej masave kundër përhapjes së Coronavirusit.

Rukiqi ka deklaruar se “vendet e rajonit (janë) shumë më efikase dhe me përkrahje shumë më përmbajtësore për shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.”

Një konstatim të tillë, kreu i OEK-ut e bën pas diskutimit që e kishte me kryetarët e Odave Ekonomike të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Secili vend në rajon, ka implementuar masat emergjente, kurse tani po implementojnë masat e pakos së II-të, që në masë të madhe është e fokusuar në likuiditetin e kompanive, përkatësisht përmes ofrimit të garancive për sistemin financiar, për të lehtësuar qasjen në kredi për biznese, si dhe me skema të granteve për bizneset më të dëmtuara.” – shkruan ai.

Ministri Bislimi ka pretenduar se gjatë kësaj periudhe karantinash, papunësia në vend ishte zbutur me një ritëm rekord.

Mbrëmë në Pressing, edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me ekonomistin Dardan Sejdiu, kritikuan reagimin e qeverisë Kurti ndaj krizës ekonomike. Ata propozuan që shuma më të mëdha të ndaheshin për të nxitur aktivitetin ekonomik të reduktuar shkaku i pandemisë.

Statusi i plotë i tij:

Vendet e rajonit shume me efikase dhe me perkrahje shume me permbajtesore per shpetimin dhe rimekembjen e ekonomise

Ne diskutim me Kryetaret e Odave Ekonomike 5 vendeve te Ballkanit Perendimor, kembyem mendimet per rrugen drejt rimekembjes ekonomike te vendeve tona, pas krizes te shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Secili vend ne rajon, ka implementuar masat emergjente, kurse tani po implementojne masat e pakos te II-te, qe ne mase te madhe eshte e fokusuar ne likuiditetin e kompanive, perkatesisht permes ofrimit te garancive per sistemin finaciar, per te lehtesuar qasjen ne kredi per biznese, si dhe me skema te granteve per bizneset me te demtuara.

Gati ne shumicen e vendeve te rajonit, tani jane duke u hartuar masat pakos te III-te, e fokusuar ne rimekembjen e ekonomise, permes intervenimeve financiare mikse (garanci per kredi, grante) dhe te fuqishme, sidomos te sektoret si: turizmi dhe hoteleria, prodhimi, ndertimi.

Të ngjashme