Rukiqi: Institucionet të jenë të sakta në identifikim e problemeve, kemi respektuar masat

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 16:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga institucionet e vendit që të jenë më të sakta në identifikimin e problemeve, raporton Ekonomia Online.

Ai në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës më pandeminë, ka thënë se kanë qenë të gatshëm në respektimin e masave.

“Që nga 13 marsi kur janë marr masat kemi qenë të gatshëm ti respektojmë. Ajo çka është me rëndësi qe institucionet të jenë të saktë në identifikim  e problemeve”, tha ai.

Në këtë konferencë u shpreh edhe Agim Shahini i AKB-së i theksoi se gjatë gjithë kohës ka tentuar të jetë afër qeverisë në mënyrë që të mos marrin vendime të shpejta. “Ne vlerësojmë se masat duhet të jenë në fuqi, dhe që e parandalojnë por jo masat që e kufizojnë ekonominë e vendit”, tha Shahini. Tutje ai tha se në Kosovë janë infektuar 1300 biznese dhe janë aktive 242.1100 biznese që janë shëruar, dhe këto biznese janë duke respektuar masat në masë të madhe”, tha ai.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve tha se rreth 6 milionw  euro kanë marr dënime, ndërsa qw ende nuk i kanë marrë subvencionet e premtuara.

“E vetmja që kemi pasur diskutime ku kemi kërkuar që policia mos të futet me armë të gjata në lokalet tona sepse po ngjall panike. Kemi marr fjalë nga kryeministri se kanë me filluar subvencionimet por që nuk kanë ndodhur ende, ku 3.3 milionë janë ndarë për ne e dënime kemi marr deri në 6 milionë, dhe me bë thirrje për falje të dënimeve”, tha ai.

Të ngjashme