Rukiqi: Korrupsioni dhe mosfunksionimi i gjykatave, ndër barrierat në të bërit biznes

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 11:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, gjatë një konferencë për medie, tha se si OEK, nuk do të angazhohen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Rukiqi ka përmendur barrierat në të bërit biznes në Kosovë.

“Ekonomia jo formale, energjia elektrike, jo- stabiliteti ekonomik, mos funksionimi i gjykatave dhe problemet tjera të lidhura me zbatimin e ligjit, korrupsioni, janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë, për të cilat shumë pak është shënuar progres, pavarësisht premtimeve të përfaqësuesve politikë”, ka thënë Rukiqi

Rukiqi tha se nuk do të jenë të pranishëm në fushata të partive politike.

“OEK nuk do të ndërlidhet me asnjë proces zgjedhor dhe nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, a kontrate me parti politike, para zgjedhjeve. E dyta, e kemi thënë edhe më herët ne do te dalim me disa rekomandime qe te dalim me atë se çka kërkon sektori privat”, ka thënë ai.

 Ai gjithashtu tha se mosfunksionimi i gjykatave shkakton barriera në të bërit biznes.

Të ngjashme