Rukiqi: Kosova nuk do të kishte qëndrueshmëri ekonomike, pa kontributin e diasporës

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se investimet nga diaspora në Kosovë duhet të trajtohen si investim strategjik

“Diaspora është resursi me strategjik që e kemi. Kosova nuk do të kishte qëndrueshmëri ekonomike, pa kontributin e diasporës”.

“Diaspora mund të jetë potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike, jo vetëm duke financuar konsumin, por para se gjithash duke investuar”.

“Do të propozojmë dhe do të avokojmë fuqishëm që investimet e diasporës të trajtohen si investim strategjik, pavarësisht vlerës së investimeve, si dhe të lirohen nga çdo obligim tatimor, se paku për 5 vite”, ka shkruar Rukiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme