Rukiqi: Krijimi i zonës industriale, e rëndësishme për ekonominë e vendit

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve Esnaf nga Prizreni, kanë mbajtur një takim ku u diskutua në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se kjo shoqatë mbledh rreth vetes njerëz me vlera dhe japin kontribut të madh në zhvillimin ekonomik.

 “Ne kemi një partneritet të gjatë, ku  kjo shoqatë përfaqësohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe te cila përfitojnë nga ky bashkëpunim sot. Me 25 vjetorin e Esnaf ata në mënyrë solemne kanë ardhur me nda me neve Buletinin e vet”, tha ai.

Kryetari i OEK-ut edhe një herë apeloi që qeveria e re të themelohet sa më parë, pasi që vakuumi institucional krijon probleme në ekonominë e vendit.

“Sigurisht është edhe një mesazh vonesat në krijimin e institucioneve nuk po ndikojnë vetëm në buxhet. Qe dy dekada presim me pas një zonë ku mund të kemi lehtësi për prodhimin e produkteve të caktuar. Po shpresoj që kjo zone të bëhet sepse është e rëndësishme për ekonominë dhe shpresoj ta kemi qeverinë sa më shpejt”, tha ai.

Kryetari i shoqatës Esnaf, Varis Xhejlani, tha se bashkëpunimi me OEK-un do të vazhdojë edhe në të ardhmen, teksa shpalosi disa nga aktivitetet për vitin 2020.

“Bashkëpunimi i shoqatës me Oden Ekonomike do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme dhe bashkëpunime të mirëfillta. Vizita jone është për shpërndarjen e Buletinit Ekonomik për ndër të themelimit të shoqatës ku përfshihen aktivitet e shoqatës. Po bashkëbisedojmë për punimet që do të bëhen në 2020.  Shpresojmë të arrijmë sukses në zonë industriale, do të organizohet panairi me 14 në prill”, tha ai.

Të ngjashme