Rukiqi-Kurtit: Rikujtojani Ramës se Kosova më lehtë eksporton në vendet skandinave se në Shqipëri

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së martë do të qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë jashtë shtetit.

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lidhur me këtë vizitë të Kurtit ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, duke i kërkuar këtij të fundit që t’ia rikujtoj kryeministrit shqiptar Edi Rama që Kosova vazhdon të ketë barriera jo-tarifore për eksportimin e produkteve kosovare drejt Shqipërisë.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, më lehtë eksportohen produktet në drejtim të vendeve skandinave se në Shqipëri.

“I nderuar Kryeministër, ja rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që: pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jo-tarifore për produktet nga Kosova, produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në skandinavi se në Shqipëri, dhe niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.

I nderuar Kryeminister,Ja rikujtoni Kryeministrit Rama, ne takimin qe e keni sot, qe:- Pas Serbise, Shqiperia mbetet…

Gepostet von Berat Rukiqi am Montag, 10. Februar 2020


Të ngjashme