Rukiqi: Marrëveshjet me Serbinë, eliminojnë barrierat ekonomike

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se vonesat për formimin e qeverisë po e dëmtojnë ekonominë e vendit.

Rukiqi po ashtu komentoi edhe marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i prezantoi ambasadori Grenell, duke thënë se këto ndikojnë dukshëm në eliminimin e barrierave.

“E para dhe e dyta sa i përket marrëveshjeve në vitin 2013 eliminimi i barrierave teknike dhe të tjera dhe e dyta ka qenë pjesa që lidhet me infrastrukturën. Elementet kryesore transporti hekurudhor, linja ajrore dhe pjesa e shërbimeve postare. Ajo që lidhet me çdo vonesë me arritjen e marrëveshjes dhe ajo që lidhet me zgjedhjet për neve si vend është me probleme duke e rrit shkallën e pasigurisë politike”, tha ai.

Këto komente Rukiqi i bëri gjatë takimit të OEK-ut me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF, ku u diskutua në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat.

Të ngjashme