Rukiqi: Në vitin 2019 fokus luftimi i informalitetit, taksa ka ngritur vetëdijen e konsumatorëve

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media tha se viti 2019 do të jetë i fokusuar në luftimin e informalitetit në vend, raporton Ekonomia Online.

“Viti 2018 është karakterizua si vit zgjedhor me një proces pothuajse 6 mujor, është përmbyll një cikël demokratik ku secili anëtarë ka pas peshën në këtë proces dhe që ka rezultuar me zgjedhjen time. Fokusi ka qenë ripozicionimi i Odës si akteri më i rëndësishëm për sektorin ekonomik në vend. Synimet tona për vitin 2019 do të avancojnë në statusin ligjor të Odës”.

“Për herë të parë do të kemi konferencë ndërkombëtare të punës. Do të angazhohemi në promovimin e investimeve dhe eksportit ndërkaq vitin 2019 do ta fokusojë luftën kundër informalitetit, sepse informaliteti dhe konkurrenca e padrejtë po bëhen barriera për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ai tutje shtoi se shqetësuese mbetet tërheqja e investimeve të huaja direkte, raporton EO. Sipas tij, taksa prej 100% e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka ndikuar në ngritjen e vetëdijes për konsumimin e produkteve vendëse.

“4.2% do të jetë rritja ekonomike e vendit dhe të jemi të sinqertë politika fiskale e ka ndihmuar rritjen ekonomike. E kemi një trend pozitiv sa i përket normave të interesit. Ligji për Trepçën ka tregu sinjale pozitive. Taksa 100%, ka ngritur vetëdijen e konsumatorëve për produktet e vendit dhe për mundësit e alternativat tjera për produktet nga vendet tjera”.

“Ngritja vetëdijes është aspekti më i rëndësishëm i taksës. Si ngritje e vetëdijes është edhe se shumë kompani tjera i kanë orientuar politikat në vendet tjera”.

Parashihet për rritje ekonomike për vitin e ardhëm ai i ka quajtur të paqëndrueshme, duke shtuar se vec për skemat social shkojnë 400 milionë euro.

“Kjo rritje ekonomike nuk është e qëndrueshme dhe kemi ende një deficit të lartë, duhet të përkrahim sa më shumë investimet e huaja direket. Shumë shqetësuese mbetën investimet e huaja direket. Ne financojmë 400 milionë euro për skema sociale që nuk e krijojnë asnjë vend pune. Ne duhet të vendosim eksportin ai prioritet të politikave ekonomike”, tha ai.

Ai tha se Qeveria besoj që duhet ta vendos si prioritet dhe të merr hapa të guximshëm lidhur me Trepçën, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJ – Oda Ekonomike e Kosovës në konferencën e fundvitit për media

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 24, 2018

Të ngjashme