Rukiqi nis vizitat në biznese, rritjen e eksportit e ka prioritet

Kaçanik | 17 Kor 2018 | 11:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Berat Rukiqi ka shpalosur planin e Odës Ekonomike për bizneset, si  çelës i rritjes së eksportit dhe zvogëlimit të papunësisë në Kosovë.

Kryetari i OEK-ut ka qëndruar në fabrikën për prodhimin e produkteve dhe paketimit fleksibil “KIVO” në Kaçanik, në vizitën e tij të parë zyrtare te bizneset, duke e marrë shembull modelin e saj, me qëllim të rritjes së shitjes dhe zvogëlimit të deficitit tregtar, raporton Ekonomia Online.

“Ne do ta promovojmë gjatë katër viteve  modelin biznesor që e ka kjo kompani, menaxhimin e suksesshëm që e ka kjo kompani, mënyrën e vjetër që e ka kjo kompani, në mënyrë që të arrijmë atë  që po aspirojmë të gjithë, që të rrisim eksportet tona e të zvogëlojmë deficitin tregtar e vetëm në këtë mënyrë të ndikojmë në indikatorë të tjerë makroekonomik, pra, sidomos në uljen e papunësisë”, tha Rukiqi.

Rukiqi, më tutje, tha se Kosova duhet të jetë në hap me vendet e rajonit. Ai shtoi se nga tani e tutje  Oda ekonomike do të fokusohet në promovimin e mundësive të reja në mënyrë që edhe Kosova të jetë në nivel me vendet e rajonit.

“Kosova duhet me emetu, me zanë hapin, të cilin e kanë zënë shumë më herët vendet e regjionit në kuptim të politikave zhvillimore dhe të themi  që çelësi është kjo që përfaqëson KIVO pra një replikim i modeleve të tilla i kompanive të tilla të cilat janë jo të mëdha por fleksibile dhe arrijnë një potencial të madh eksportues e zhvillimor”.

“Roli i odës, pak a shumë, do të jetë të diskutojë rreth këtij çelësi edhe rrethanat e  këtyre mundësive që në duhet me i promovu, në mënyrë që, nëse jo të jemi në nivel si Bosnja dhe Maqedonia, të paktën, ta zëmë hapim”, theksoi Rukiqi.

Bashkëpronari i fabrikës “KIVO”, Visar Ramajli, tha se nga kryetari i ri i Odës morën premtimin se eksporti duhet të jetë prioritet i vendit.

“U pajtuam  se eksporti duhet të jetë një ndër prioritet, në mënyrë që të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe kryetari ofroi gatishmërinë që të punojë në këtë drejtim dhe të jetë një zë i fuqishëm kundrejt institucioneve, në mënyrë që të bëhen reformat e nevojshme që ky zhvillim të ndodhë”.

Fabrika KIVO e cila është hapur në mars të vitit 2015 prodhon ambalazhe fleksibile plastike, ndërsa është ndërtuar me kapital holandez-kosovar dhe ka mbi 100 të punësuar.

Të ngjashme