Rukiqi: Paga minimale s’mund t’i tejkalojë problemet sociale

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 11:52 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosove, Arian Zeka, kanë mbajtur konferencë për medie, në të cilën dhanë rekomandime për Dialogun Publik-Privat dhe nevojën për një cikël të zhvillimit të bazuar në rritjen e sektorit privat.

Rukiqi deklaroi se situata e fundit politike është bërë pengesë e investime të huaja në vend, raporton Ekonomia Online.

Siç tha ai, Kosova vazhdon të shtojw pikë negative në investime, pasi sipas tij, janë larguar investitorët nga vendi.

“Duke u parë zhvillimet e fundit politike, janë bëre pengesë e madhe për vendin. Janë bërë barrierë e patejkalueshme në vend. Qoftë në vende të reja te punës, investime të huaja. Dëmi është bërë, Kosova vazhdon të shtoj pikë negative ne investime. Nuk ka asnjë lajm nga investitorët. Ne kemi krijuar një mjedis politik të paqartë dhe mos të presin që do të kemi investime”.

“Nuk dua të hy në debate mes partive politike e institucionale, por dua të theksoi se dëmi është bërë. Insistojmë në projeksione buxhetore. Të qartësohet skema sociale dhe të ketë investime kapitale për të krijuar kushte për zhvillim të vendit”.

Mes tjerash, Rukiqi ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për pagën minimale në sektorin privat e që sipas tij, kjo çështje nuk i zgjedh problemet e skemave sociale.

“Kemi ligjin e pagave që na ka krijuar një situatë të pakëndshëm që k krijuar një hendek mes sektorit publik dhe privat. Ky ligj do të na krijoj telashe më të mëdha. Paga minimale nuk mund të tejkalojë problemet sociale”, tha ai.

Kurse Zeka potencoi se Kosova po vazhdon të prodhoja skema dramatike. E që sipas tij, kanë ndikuar në investimet e huaja direkte, raporton EO.

“Nuk është sekret pavarësisht që Kosova vazhdoj të prodhoj situata dramatike. Kemi prit që Qeveria e Kosova të ketë veprime me të përgjegjshme. Vendimi për heqjen e tarifës dhe marrëveshja me Serbinë do të ndikonte në investitorët e huaj”.

“Është momenti që të tregojmë seriozitet. Ne do të vazhdojmë avokimin e çështjes së liberalizimit të tregut te energjisë që mundësojnë blerjen nga bizneset në mënyrë të hapur”, u shpreh Zeka.

Të ngjashme