Rukiqi: Qeveria do të subvencionojë 50% të qerasë dhe pagës së punëtorëve për bizneset e prekura nga masat e fundit

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në takimin që ka pasur me ministrin e Financave janë pajtuar që sektorët e prekur nga masat e fundit do të subvencionohen.

Ai ka thënë se këtyre bizneseve do tu paguhet 50 përqidn e qerasë dhe pagës së punëtorëve.

Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen në fund të prillit ose në fillim të majit.

Postimi i plotë i tij:

Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati

U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt nga masat e fundit te:

– Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve;

– Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase;

– Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.

Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.

Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme