Rukiqi: Rritja e buxhetit për MASHT, të arsyetohet me përgatitje të kuadrove për treg të punës

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Rritja e buxhetit të Ministrisë së Arsimit, duhet të arsyetohet me përgatitjen e kuadrove për tregun e punës”. Kështu u tha në konferencën e mbajtur nga Oda Ekonomike e Kosovës.

I pari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi,  tha se është koha e fundit që akterët e politikave zhvillimore, sektori privat dhe akterët e zhvillimit të politikave arsimore,  të ulën dhe të gjejnë zgjidhje për plotësimin e nevojave të tregut.

“Ajo që është inkurajuese është rritja e buxhetit për arsim dhe shëndetësi, e sidomos tek buxheti për arsim. Mirëpo,  kemi hendek të madh tek shkathtësitë që përgatiten dhe ajo çka kërkon tregu i punës. Është koha e fundit që akterët e politikave zhvillimore, sektori privat dhe akterët e zhvillimit të politikave arsimore, të ulën dhe të gjejnë atë çfarë kemi nevojë. Kjo rritje e buxhetit të arsimit duhet me u përcjellë edhe me reformë edhe me rritje të efikasitetit. Ajo çka mbetet problematike është skema sociale. Nëse 100 milion nga skema sociale do të investoheshin në krijimin e vendeve të punës atëherë ato do të arsyetoheshin”, është shprehur Rukiqi, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi tha se është e padrejtë dhënia e pagesës për mësimdhënësit e viteve të 90-ta pasi sipas tij ato para mund të shkojnë në zhvillimin ekonomik.

“Nuk mund të mohohet kontributi i mësimdhënësve, mirëpo gjeneratat e reja pësojnë sepse ato para duhet të shkojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vendeve të reja të punës”, tha ai.

Rukiqi nuk la pa përmendur edhe bllokimin e punës së Kuvendit, situatë kjo që sipas tij po e bllokon ambientin e biznesit dhe po tërheq investitorët.

“Aspekti i dytë, janë ligjet në procedurë. Për neve mbetet shqetësuese që Parlamenti nuk po funksionon. Kjo ka implikime edhe tek investitorët, ata vazhdimisht po e theksojnë faktin e një rreziku të lartë politik të mjedisit biznesor . Ka shumë ligje që janë të rëndësishme edhe tek reformat në ekonomi, dhe kjo nuk është bllokada e parë”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe importin e veturave derisa ka treguar qëndrimin e tij.

“Çështja e vjetërsisë së importi të veturave, ne duhet ti plotësojmë standardet ndërkombëtarë dhe kërkesa jonë është për versionin që e plotëson kriterin euro4 të jetë kriter për importim të veturave . Debati për ligjin e punës dhe kontratën kolektive të zgjerohet dhe të ketë impute të barabarta. Oda ekonomike nuk do të lëshoj pe tek kontrata kolektive derisa të nivelizohen të drejtat e punëtorëve dhe punëdhënësve, ka thënë Rukiqi.

Ai paralajmëroi se sot do të zhvilloj takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik,  të Shqipërisë, ku tha se do ta adresoj çështjen  e lartësisë së taksës.

“Do të jemi në bisedime që të ketë një trajtim të taksës, jo të hiqet por të zbritet”, ka thënë ai.

Të ngjashme