Rukiqi: Sektori privat ka harruar kur është miratuar një ligji për reformën ekonomike

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me raportin e Komisionit Evropian (KE) si dhe përcaktimin e pagës minimale, raporton Ekonomia Online.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se sektori privat ka harruar kur është miratuar një ligji për reformën ekonomike.  

Krejt kjo ngase sipas tij, e gjithë vëmendja është përqendruar te agjenda politike. Ai thotë se edhe te implementimi i të gjeturave të raportit të KE-së vëmendje i është kushtuar anës politike.

Rukiqi thotë se edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) ka ngecur së zbatuari, ai madje përmend edhe arsyet që kanë ndikuar që të ketë ngecje.

“Implementimin e MSA-së ka ngecur për shumë arsyeje qoftë edhe për ana e motivit duke mos pa edhe një qëndrim të qartë sa përket integrimit dhe e dyta për shkak se vendi dominohet nga politika dhe kjo ndikon në rënien e investimeve të huaj direket”.

“Sektori privat po ndikohet nga rritja e pagave në sektorin privat, nuk ka kuadro për tregun e punës. Sektori privat ka harruar kur është miratuar një ligji për reformën ekonomike. P.sh ligji për TVSh nuk dihet as ku gjendet as kur miratohet”.

Kur foli për pagën minimale ai tha se përcaktimi i saj nga Kuvendi është jashtë çdo logjike.

“Një rezolutë jashtë çdo logjike, paga minimale përcaktohet nga punëdhënësi, punëmarrësi dhe qeveria. Ne kemi dhënë një rekomandim që nuk është miratuar në qeveri. Paga minimale nuk i zgjidh problemet, është një pagë e dinjitetshme”.

Valon Vataj, nga kompania “Kawa”, tha se kanë instaluar standarde të reja sa i përket kushteve të punëtorëve.

“Si kompani kemi arritur të instalojmë një standard të ri sa i përket pagës dhe kushteve të punëtorëve. Paga minimale në kompaninë tonë është 500 euro. Do të instalojmë vet kushte e mira të punës”.

Olivera Ceni, nga OEK ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit që kanë bërë me bizneset vendës sa i përket vështërsive gjatë eksportit.

Ajo tha se vetëm 10% e kompanive nuk eksportojnë, kurse 82% e tyre kanë deklaruar se produktet e tyre plotësojnë standardet e kërkuar nga BE-ja.

Të ngjashme