Rukiqi takohet me një delagacion nga Tajvani, dakordohet për bashkëpunim ekonomik

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është takuar me një delegacion nga Tajvani për të diskutuar çështje ekonomike të mërkurën.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë Rukiqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se u dakorduan me palën tjetër për bashkëpunim ekonomik, shkruan Gazeta Express.

“Me deleagacion nga Tajvani u dakorduam per intensifikim te bashkepunimit ekonomik”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se një numër i madh i ndërmarrjeve po interesohen për investime në Kosovë

“Shume kompani nga Azia jane ne kerkim te lokacioneve te reja per investime, sidomos ne vende te cilat kane kosto me te favorshme te fuqise punetore, perfshire Kosoven”, shtoi tutje kryetari i Odës Ekonomike. 

Të ngjashme