Rukiqi takon ambasadorin austriak, kërkon rritjen e investimeve austriake në Kosovë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim Ambasadorin e Austrisë në
Kosovë, Gernot Pfandler, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit reciprok përmes iniciativave konkrete.

Gjatë këtij takimi u theksua se është shumë e rëndësishme të rritet prezenca e bizneseve austriake në Kosovë, të nxiten investimet e huaja direkte por edhe të promovohet eksporti dhe ndërkombëtarizimi i bizneseve kosovare.

Në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e arsimit profesional dhe harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme