Rukiqi: Të ndalet fushata kundër gastronomisë

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje që të ndalen gjobat ndaj bizneseve të fushës së gastronomisë.

“Fushata kundër gastronomisë duhet të ndalet”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

“Mbi 50% kemi rënie të qarkullimit të bizneset e gastronomisë, përfshirë edhe biznese që në asnjë moment nuk e prishin qetësinë publike. Brenda një jave, mesataret e gjobave kanë arritë në 1000 euro, në secilin nga këto biznese. Për ata të cilët nuk e kane fituar asnjë cent të merituar në jetën e vetë, këto humbje nuk kanë kuptim, por për ata që nuk e kanë të fituar asnjë cent nga puna apo paraja publike, çdo cent ka vlerën e vet”.

“Një fakt nuk duhet të anashkalohet: dëmet në gastronomi kanë efekte zinxhirore në sektorin prodhues, në tregtinë me shumicë në tregti me pakice, shërbime të ndryshme, patundshmëri, etj. Fushata kundër gastronomisë duhet të ndalet”.

Të ngjashme