Rukiqi thotë se e përkrahin marrëveshjen në ShBA, sa i përket aspektit të investimeve

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 12:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një konferencë për medie i pyetur për marrëveshjen ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në ShBA, ka thënë se në aspektin e investimeve ajo mund t’i sjellë dobi Kosovës.

Ai ka thënë se së bashku me një grup të bizneseve do të shkojnë në ShBA, për të analizuar dhe studiaur përflitem nga kjo marrëveshje.

“Sa i përket pikave që janë aty, është e rëndësishme se ka një zotim të institucioneve amerikane për investime, që unë besoj që e bëjnë Kosovën të rëndësishme në transportin ndërkombëtar. Në këtë aspekt e përkrahim”, tha Rukiqi, transmeton Ekonomia Online.

Ai duke folur për situatën ekonomike në vend ka thënë se Parlamenti i Kosovës nuk duhet të pres deri më 15 shtator për të diskutuar për çështje të rëndësishme siç është Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Do të diskutojmë edhe me kryeministrin  disa masa që duhet të veprohet shpejtë. Mjetet e trustit do të ishin një ndihmesë, dhe se tash s’kemi kohë për analiza dhe efekt e saj. Qytetarët janë të gatshëm ti tërheqin  ato, dhe ato duhet t’i marrin tash kur kanë më së shumti nevojë”, tha ai.

Rukiqi ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet  të rishikojë masat dhe bizneseve duhet lejuar puna deri në ora 00:00.

“Sa i përket këtyre masave për menaxhimin për gastronominë ta përgatisim këtë sektor që të ketë kujdes gjatë vjeshtës dhe dimrit. Puna do të jetë më komplekse këtë vjeshtë  dhe dimër dhe ende nuk janë të qarta protokollet. Nuk shihet opsion mbyllja në asnjë vend bote por mbajtja e masave”, tha Rukiqi.

Të ngjashme