Rukiqi viziton “Marigona Hill”, thotë se kujdesi për sektorin privat ndikon edhe në investimet e huaja

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 15:53 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, është takuar me drejtorin e “Marigona Hill” Uragan Alija, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi deklaroi se Oda Ekonomike do të mbështet projektin e “Marigona Hill”, pasi sipas tij, ky projekt do të ndihmojë në zhvillimin e kryeqytetit.

Siç tha ai, projekti është inovativ dhe do të hap vende të reja të punës.

“Kemi ardhur për një arsye me e përkrah njërin prej projekteve të rëndësishme për zhvillimin e  qytetin e Prishtinës. Projekti që do të implemtnohet në dy vitet e ardhshme”.

“Ka një vlerë të shtuar sepse do t’i jep kahje tjetër qytetit dhe zhvillimit të vendit. Është projekt inovativ dhe përveç zhvillimit do të nxitë edhe vende të reja të punës”, ka thënë Rukiqi.

Ndër të tjera, Rukiqi potencoi se Oda Ekonomike do të eliminojë barrierat dhe do të kujdeset për sektorin privat, andaj thotë ai se kjo poashtu do të ndikojë në investimet e huaja.

“Të eliminohen barrierat dhe të kujdesim për anëtarët tanë. Të promovojmë atë që është vlerë e vendit. Ne krijojmë efekt zinxhirore në shumë projekte tjera edhe me investitorët e huaj”, tha ai.

Drejtor i projektit “Marigona Hill”, Uragan Alija, theksoi se projekti kap shifrën prej 100 milionë eurosh.

Alija njoftoj edhe për numrin e ndërtimeve banesore e lokale afariste që do të ndërtohet  në këtë hapësirë, raporton EO.

“Marigona Hill është vazhdimësi e projektit Marigona Rezidencë. Si projekt po flasim për një investim që mbërrin shumën prej 100 milionë eurosh”.

“Në total do të jenë afërisht 170 mijë metra katror ndërtim ku do të kemi 90 shtëpi 115 teraciere 315 banesa dhe 100 lokale afariste”, u shpreh Alija.

Projekti më i ri “Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 775 metra.

Marigona Hill dëshmon se mundësitë për ngritjen e nivelit të jetesës nuk njohin kufij dhe nuk janë thjeshtë dëshira, por vendbanime të shndërruara në realitet ose thënë ndryshe në shtëpinë tuaj të ëndrrave. Në mes të tjerash Marigona Hill do të përbëhet nga bulevardet e gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara nga parqe të shumta (oaze botanike), parkingje përgjatë rrugëve, shteg të ecjes e mbi të gjitha me një shërbim të mirëmbajtjes 24/7.

Të ngjashme