Rukiqi viziton qumështoren “Eurolona”, premton përkrahje për prodhimet vendore

Fushë Kosovë | 01 Gus 2018 | 14:11 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka vizituar fermën dhe qumështoren “Eurolona” në Fushë Kosovë, si shenjë përkrahjeje për prodhimin vendor.

“Kjo vizitë është shenjë e përkrahjes së prodhimit vendor, një angazhim që do ta ketë Oda Ekonomike e Kosovës dhe në të njëjtën kohë me dëshmu këmbëngulësi t’i trajtojmë ato probleme, jo vetëm në sektorin e qumështit, por edhe sektorët e tjerë”.

Rukiqi tha se në Kosovë po shiten shumë produkte të cilat nuk kanë një dëshmi të caktuar për përbërjen e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Në Kosovë ka një konkurencë jo fer, për shkak se ka shumë produkte që shiten, sidomos produkte të qumështit që pretendojnë që janë të tilla dhe pa asnjë kriter hyjnë në Kosovë e shiten, dhe nuk e kanë një dëshmi të caktuar për përbërjen”.

Ai tha se kompania “Eurolona” ka cilësi, kritere dhe rregulla për tregun e punës, raporton EO.

“Kompania ‘Eurolona’ dëshmon që ka cilësi, kritere dhe rregulla që këta me xhelozi i ruajnë dhe në kushte të caktuara kanë shumë të vështirë me konkuru në treg, ku shumë operatorë të tjerë të tregut nuk i respektojnë të njëjtat rregulla”.

“Angazhimi jonë do të jetë në vetëdijësimin e institucioneve për hapa të cilët mundësojnë që prodhimi vendor të jetë prezent në tregun vendor”.

Pronari i fermës dhe qumështores “Eurolona”, Milazim Berisha, falënderoi kryetarin Rukiqi për vizitën.

“Ne bashkarisht i diskutuam problemet me të cilat ballafaqohet prodhuesi dhe përpunuesi në Kosovë”.

“Iniciativa që e ka marrë kryetari bashkarisht me neve shpresoj që do t’i kontribuojë zgjidhjes së këtyre problemeve të cilat janë duke e penguar zhvillimin e sektorit prodhues dhe përpunues”.

Të ngjashme