Guvernatori i BQK-së tregon sa është borxhi publik i Kosovës

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 21:26 | Nga
Guvernatori i BQK-së ka thënë se borxhi publik i Kosovës nuk është i lartë në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Në emisionin “Komiteti”, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për borxhin publik që ka Kosova.

Guvernatori i BQK-së ka thënë se borxhi publik i Kosovës nuk është i lartë në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Kosova, ka treguar ai, ka borxh publik prej 14 për qind në raport me GDP-në e përgjithshme, përkatësisht rreth 900 milionë euro.

Por, shifrat e ulëta të borxhit nuk i japin Kosovës rehatinë e duhur dhe shifra nuk duhet të rritet më shumë se 40 për qind, ka thënë Hamza.

Sipas Hamzës, në borxhin publik hyjnë edhe borxhet e trashëguara nga Banka Botërore, para luftës, të cilat janë ratifikuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Borxhi publik duhet të rritet ne mënyrë të kujdesshme, afatgjate dhe të merret për projekte që kanë kthim dhe sjellin përfitime dhe zhvillim ekonomik të vendit tonë,” ka thënë Hamza në “Komiteti”.

Të ngjashme