Sakipi viziton zyrën e ATK-së në Ferizaj, kërkon shërbime profesionale ndaj tatimpaguesve

Ferizaj | 29 Tet 2018 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka vizituar zyrën regjionale të ATK-së në Ferizaj.

Sipas një komunikate nga ATK-ja, gjatë këtij takimi janë diskutuar çështjet që ndërlidhen me aktivitetet dhe ecuritë e planifikimeve operative, me theks të veçantë trendin e të hyrave, si dhe realizimin e projeksionit për vitin 2018, trajtimi i kërkesave të tatimpaguesve për rimbursime tatimore, procesi i kontrolleve tatimore, fiskalizimi i bizneseve dhe aktivitetet shtesë për mbledhjen e borxheve etj.

Sipas komunikatës, Imeri porositi zyrtarët e ATK-së, që t’ju ofrojnë shërbime profesionale dhe në kohë tatimpaguesve dhe të zbatojnë në përpikëri kërkesat ligjore me qëllim të rritjes së të hyrave tatimore, ku secili paguan pjesën që i takon me ligj, sepse sipas tij, në ketë mënyrë kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit dhe njëherit në ngritjen e standardit jetësor të popullit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme