SBAShK: Nëse pagat rriten vetëm 4%, nga janari hyjmë në grevë

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 13:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paralajmërimi për rritjen  e pagave për 4% në sektorin publik, është shumë i vogël për Sindikatën e Bashkuara të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Në konferencën përmbyllëse për media, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharai, paralajmëroi se nëse bëhet një ngritje kaq e vogël e pagave, janari i vitit 2018 do t’i zë sindikatat në grevw, raporton Ekonomia Online.

“Problemi i fundvitit është paralajmërimi për ngritje pagash nga janari. Është folur për një ngritje shume të vogël të pagave dhe SBAShK-u ka reaguar fuqishëm për ngritjen kaq të vogël unë kam frikë që jo vetëm arsimi, por edhe sektorët tjerë mund të na sjellin greva”.

Ai tha që viti që lamë pas u karakterizua me shumë sfida. Jashari shtoi se në kabinetin e kryeministrit është dërguar projektligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-ta.

“Ky vit ishte mjaft me sfida dhe pikërisht ne janarin e këtij viti u bë ligji për paga për mësimdhënës, ku ky ligj ishte mjaft degradues dhe pas versionit ton me plote argumente ky vendim u stopua. Një çështje tjetër që fatkeqësisht po na bartet nëpër vite është marrëveshja për kontratën kolektive”.

“Një çështje tjetër është fati i projektligjit mbi fatin e punëtoreve te arsimit në vitet e 90-ta. Kjo çështje ka shkuar në kabinetin e kryeministrit, dhe në seancën e ardhshme presim qe ky ligj do te votohet. Dhe këta persona që kanë punuar të marrin titullin e merituar”.

Të ngjashme