Së shpejti marrëveshja e mirëkuptimit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore Evropiane

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 15:04 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar zëvendësdrejtorin gjeneral të Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug.

Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendësdrejtorin Gjeneral të BQE-së, me zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Kosovë, si dhe me përafrimin e kornizës ligjore të BQK-së me atë të Bashkimit Evropian dhe Parimeve të Bazel-it.

Në takimin e zhvilluar është rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit mes BQK-së dhe BQE-së, në një afat sa më të shpejtë.

Guvernatori Mehmeti, në emër të BQK-së, e falënderoi BQE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, me shpresë që e njëjta të vazhdojë edhe më tutje.

Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori Gjeneral i Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe konfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes ECB-së dhe BQK-së.

Të ngjashme