Sekretari i Bordit të AKP-së: Të gjitha vendimet merren nga bordi i drejtorëve

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 14:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Bordit të AKP-së, Arben Limani ka thënë se detyra që i kryen njësia e sekretarisë janë teknike dhe se vendimet merren nga bordi i drejtorëve, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë raportimit të Komisionin Hetimor për procesin e Privatizimit, tha se nuk ka njohuri nëse disa aksionarët e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve, ishin nën hetime.

“Unë kam qenë zyrtar i drejtorit ekzekutiv që ka zgjatur 5 deri 6 muaj. Nga data 29 shtator deri më sot kam pasur një detyre të drejtorit të  sekretarisë ekzekutive të bordit të drejtorëve. Detyrat që i kryen njësia e sekretarisë janë tekniko profesional përgatisim mbledhjet e bordit dhe gjatë mbledhjes së bordit bashkë me zyrtarë ligjor mbajmë procesverbalin. Unë mund të them se bordi dhe menaxhmenti i privatizimit i kanë të ndara përgjegjësitë e veta dhe në cilën pjesë është pjesa e vendimmarrjes për një çështje. Bordi i drejtorëve është kompetent me marr vendimin e menaxhmentit për një rast. Nga aspekti i qeverisjes ndarja e punëve mes menaxhmentit dhe bordit është i ngjashëm me ndërmarrjet publike”

Limani theksoi se menaxhmenti të gjitha raportet e auditorëve e paraqet në bord dhe merren veprime

“Unë nuk mundem me vepruar si gjykatës i çështjes konkrete sepse vendimet janë marrë në bord. Nëse një qeshje është ngritur në bord është përgjegjësi e bordit të marrë vendim. Vendimmarrja për çështje biznesore nuk janë të lidhura vetëm me një faktor. Çështjet e zbatimit të kontratave për të formësuar një vendim të bordit zakonisht është kompetente zyra ligjore e procesit të privatizimit. Është e pamundur për të përcaktuar unë meritën e një çështje që tashmë mund ta ketë vendosu bordi. Unë jam në dispozicionin tuaj t’ia dresojmë të gjitha diskutimet ne bord lidhur me këtë çështje.

Sejdi Hoxha e ka pyetur nëse ka pasur  rast kur nga interpretimi juaj është varë privatizimi për një pronë apo objekt.

Ndërsa Hekuran Murati e ka  pyetur nëse ka qenë dijeni bordi se disa prej aksionarëve qe ka privatizuar fabrikën e Amortizatorëve ka qenë nën hetime.

Për këtë ai tha se nuk ka dijeni.

“Unë nuk mundem me vepruar si gjykatës i çështjes konkrete sepse vendimet janë marrë në bord. Nëse një çështje  është ngritur në bord është përgjegjësi e bordit të marrë vendim. Vendimmarrja për çështje biznesore nuk janë të lidhura vetëm me një faktor. Çështjet e zbatimit të kontratave për të formësuar një vendim të bordit zakonisht është kompetente zyra ligjore e procesit të privatizimit. Është e pamundur për të përcaktuar unë meritën e një çështje që tashmë mund ta ketë vendosu bordi. Unë jam në dispozicionin tuaj t’i adresojmë të gjitha diskutimet ne bord lidhur me këtë çështje. Unë nuk kam pasur ndikim politik dhe nuk ka ardhur dikush të më thotë për ndonjë shantazh politik”.

Të ngjashme