Serbët e veriut pengojnë regjistrimin e Trepçës si shoqëri aksionare

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kishte premtuar se “Trepça” do të regjistrohet si shoqëri aksionare deri në fund të muajit të kaluar, porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në fillim të këtij muaji, pasi serbët e pjesës veriore po e pengojnë një proces të tillë.

Ndonëse për institucionet e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerare “Trepça” është një dhe e pandarë, ndryshe mendojnë serbët e pjesës veriore të Kosovës dhe ata në Serbi.

Edhe pse janë plotësuar të gjitha kushtet për regjistrimin e “Trepçës” si shoqëri aksionare, ndërmarrja nuk ka mundur të regjistrohet pasi punëtorët e “Trepçës” në veri nuk kanë pranuar të aplikojnë, për shkak se si një dhe e vetme punëtorëve të “Trepçës” u takojnë 20 për qind të aksioneve, duke përfshirë edhe punëtorët e “Trepçës” në veri, ndërsa 80 për qind Qeverisë së Kosovës, shkruan gazeta Zëri.

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Trepçës” në veri ka dalë me një komunikatë, përmes së cilës ka njoftuar se nuk do të zbatojnë asnjë nga ligjet dhe as vendimet e “Trepçës” në jug e as kërkesën e tyre për të aplikuar për regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme