Serbia do që Kosova t’i kërkojë falje për taksën dhe “ta paguajë dëmin për keqtrajtim”

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova duhet të kërkoj falje për taksën që ka vënë dhe për dëmin që e ka shkaktuar.

Siç njoftojnë medie serbe, në Tv Pink ai ka përsëritur edhe sot se as që bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut përderisa Kosova nuk heq taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Kjo nuk bën, nuk jemi budallenj, as që do të lejojmë që ndokush të na nënçmojë. Nëse nuk jeni në gjendje ta respekton marrëveshjen e CEFTA-s, atë të Brukselit, atëherë çfarë të bisedojmë”, ka thënë ai duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë garantuese dhe e tillë do të mbetet.

“Bukur, taksa në fillim dhe mund të negocioni. Porse të kërkoni falje dhe të thoni se sa borxh na keni për keqtrajtim”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se nuk i ka hetuar presionet e presidentit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, porse ka përkujtuar se ambasadori gjerman në Beograd Thomas Schieb ka thënë që dialogu të vazhdojë edhe pa heqjen e taksës.

Ka theksuar se i takon që të luftojë për ta ruajtur paqen e stabilitetin dhe për këtë arsye nuk flet për Thaçin e Haradinajn, edhe pse do të thoshte çdo gjë, ndërsa për politikën që e zhvillon ndaj Kosovës, ka marrë përkrahjen e serbëve kosovarë.

“Për qëndrimet e forta le t’i thonë ndërmjetësit e huaj dhe shqiptarët e Kosovës të cilët duhet t’i ngrenë përmendore Vuk Jeremiqit për kërkimin e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës të cilin tash e kanë të vetmin argument”, ka thënë Vuçiqi.

Ka shtuar se kurrë në jetë nuk është përshëndetur me Ramush Haradinajn, ndërsa e kishte parë në Hagë kur e kishte vizituar Vojislav Sheshelin dhe në Munih kur delegacionet e kishin anashkaluar njërit-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme