Shahini: Heqja e taksës dëmton bizneset, Kosova krijoi treg të ri

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur mban konferencë për medie, pas vendimit të Qeverisë për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se heqja taksës dëmton bizneset.

Kryetar i AKB-së tha se vendim i heqjes së taksës 100% i pasuron prodhuesit, tregtaret e transportuesit e Serbisë për afërsisht rreth 500 milionë euro në vit.

Sipas tij, heqja e taksës nuk jep garanci që do të kthehen fondet nga MCC, do të ndodh liberalizimi i vizave dhe do të ndodh ndalja e fushatës së Serbisë kundër Kosovës.

“Hiqet taksa ka efekt politike, ekonomik dhe diplomatike. Heqja e taksës do të pasurojë prodhuesit e Serbisë dhe do t’i varfërojë prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë. Taksi rriti fuqinë e konkurse e prodhuese në vend, dhe krijoi treg të ri me vendet që Kosova nuk i kishte më herët”.

“Nga heqja e taksës nuk fituam as gjë as liberalizim të vizave, as garanci se Serbia do të ndal fushatën për çnjohjen e Kosovës, taksa prodhoi turbulenca në vend rrëzoi dy Qeveria, të Haradinaj dhe të Kurtit. Heqja e taksës për prodhuesit vendorë është shumë e dëmshme, e në aspektin diplomatik nuk ka ndërtuar asnjë urë të mirë”.

“Taksa ka arritur efektin e vet gjatë këtyre 18 muaj, dhe tash kjo heqje e taksës gjysmake me reciprocitet nuk do të ketë efekt pozitiv e as për miqtë tanë, përveç që Serbia do të mburret se u heq pa asnjë kusht”.

Mustafë Kadrijaj, njohës i ekonomisë tha se bizneset po përballen me dy padrejtësi edhe me pakon fiskale dhe me heqjen e tarifës, raporton EO.

“Si ekonomist vlerësojë që, i ka bërë dy vendime që për bizneset vendore nuk ka bërë vendime të drejta, për pakën fiskale për përkrahjen e bizneseve ishte një përkrahje nënçmuese, tani merr një hap duke e hequr taksën duke u munduar ta mbuloj me reciprocitet, më sa paku tani ka ndikim ekonomik. Kosova nuk ka çka t’i ofrojë Serbisë”.

Të ngjashme