Shahini: Inflacioni vazhdon të rritet në Kosovë – rritja e borxhit publik s’kryen punë

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se inflacioni në Kosovë po vazhdon të rritet, dhe si i tillë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë pa efekt, raporton Ekonomia Online.

Pandemia dhe së fundmi lufta në Ukrainë, sipas Shahinit janë shkaktarët kryesor të gjendjes së rëndë ekonomike në vend, teksa thotë se inflacioni vazhdon të importohet nga vendet e huaja.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shahini thotë se institucionet kosovare nuk po ndërmarrin masa karshi këtij problemi.

“Ekonomia e Kosovës është goditur këto dy vitet e fundit me dy goditje të rënda qoftë ajo pandemike e cila pothuajse e shkatërrojnë në masë të madhe ekonomin e vendit dhe tash kriza e cila është pjesë Kosova e tregut ekonomik global dhe gjitha këto e kanë prekur që Kosova të jetë importuesi më i madh dhe më tutje i gjitha produkteve që ka vlerën dikun rreth 90 për qind e me këtë po importon edhe inflacionin. Kosova nuk ka të drejta e imitimit të parasë dhe inflacioni tash me është rreth 20% e kur kjo i bashkëngjitet edhe invalvimi i euros shtrenjtimi i njëpasnjëshëm i produkteve mungesa e punëtorëve kjo e bën ekonomin e Kosovës  edhe më të varfër pavarësisht që statistika tregojnë një rritje të lehtë të ekonomisë së Kosovës dhe të hyrave në buxhet”, u shpreh Shahini.

Duke folur për problemet që i ka Kosova në aspektin ekonomik, numri një i AKB-së, thotë se as rritja e borxhit publik nuk kryen punë.

“Kosova posedon një kapital të madh e cila nuk shfrytëzohet borxhi publik vet kjo fjalë tregon qe ne mundemi të marrim hua në forma të buta ne interes te bute por në kohë që ato mjete të investohen në infrastrukturë dhe në publik ka raste dhe vazhdimisht ka vazhduar që Qeveria e Kosovës të kërkoj mjete për të shpenzuar qoftë shërbime, mëditje, qoftë paga e që kjo nuk gjeneron të hyra, por kjo e fut Kosovën edhe me shumë në krizë me të thellë sepse borxhi publik nuk kërkohet për këto qe i përmenda por vetëm për projekte kapitale infrastrukturore.”, u shpreh ai.

Shahini ka kritikuar Qeverinë edhe për ndaljen e projekteve kapitale, për të cilat thotë se është ndaluar edhe qarkullimi i parasë.

“Ne po shohim që të gjitha anët punët janë ndaluar, çmimet janë rrit, bizneset nuk kanë llogari me ato kontrata të mëhershme të vazhdojnë punën dhe kjo e bën që të ndalet qarkullimi i parasë në Kosovë”

“Qeveria e vendit duhet të ketë një strategji më atraktive për projekte dhe për shpenzime të parasë, dhe nuk duhet të merren parat ato duhen të merren nga taksapaguesi dhe qeveria duhet të gjenerojë me ato mjete që t’ia kthejë taksapaguesit në forma të ndryshme”, u shpreh Shahini.

Të ngjashme