Shahini kërkon që mos të bëhet panik për Coronavirusin: Ka rezerva të mjaftueshme ushqimore

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 11:36 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me “Coronavirusi dhe çrregullimi i tregut ekonomik në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se është bërë më shumë panik se sa është realitet, pasi siç tha ai, fuqitë e mëdha po e testojnë virusin.

Shahini kërkoi të mos bëjnë panik, pasi siç tha bizneset janë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme.

“Epidemia është shfaqur në tërë botën dhe ka çrregulluar tregjet si panik dhe po ndodhë si recension ekonomik. Më shumë ka panik se sa është realitet. Fuqitë e mëdha po testojnë forma të ndryshme në aspekt politik e ekonomik”.

“Kosova është një ndër vendet më te siguruara, dhe po krijohen panik të panevojshme, siç është blerja e ushqimeve dhe bizneset po i keqpërdorin këtë situatë”.

“Bëj ftesë gjitha bizneset të mos bëjnë panik dhe t’i furnizojnë qytetarët ashtu siç ka qenë më herët. Bizneset janë deklaruar se ekzistojnë rezerva të mjaftueshme. Sigurojmë konsumatorët se bizneset do të furnizojnë rregullisht”.

“Efekti në ekonominë e Kosovës nuk pritet të jetë i çrregulluar ashtu siç paralajmërojnë”, tha ai derisa ka kërkuar që të dalin në terren inspektorati i tregut në lidhje me keqpërdorimet.

Arbër Reçi nga Kolegji “Ilira”, kërkoi që të kihet më shumë kujdes.

“Është e rëndësishme që ë marrim masa parandaluese, por mos të krijojmë panik. Kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë, mendoj që të kemi një kujdes më të shtuar”.

Sylejman Konushefci nga “Inter Company”, tha se qytetarët nuk duhet që të harxhojnë para ngase nuk do të ketë mungesë të produkteve.

“Kjo panik ka marrë një jehonë të madhe. Kemi lëndë të parë dhe sasi të mallit. Janë panik të pavenda. Jam i sigurt që nuk do të ketë mungesë në treg. Të mos nguten për të harxhuar para pasi mall do të ketë”, tha ai.

Mustaf Kadrijaj, njohës i çështjeve ekonomike, potencoi se Kosova qëndron më se keqi me rezerva shtetërore, andaj kërkoi nga Qeveria të marrë masa.

“Jemi vend që diktohemi, vlerësoj se me vendimin e mbrëmshëm ishte për të vlerësuar, por nuk pati vendim që duhet me marr vet Qeveria”.

“Ka gjasa që qytetarët të izolohen, kemi rezerva për 2 javë, por çka nëse kjo zgjatë me tepër. Kosova qëndron me rezerva shtetërore më se keqi”, u shpreh Kadrijaj.

Lumnije Ajdini nga AKB-ja, kërkoi nga qytetarët të informojnë për çfarëdo keqpërdorimi, raporton EO.

“Të gjithë konsumatorët të jenë të vëmendshëm. Bëjmë thirrje për të drejtat e konsumatorit. T’i ruajnë kuponët, të informojnë për çfarë do rasti të keqpërdorimit gjatë blerjes se produkteve. Qeveria ta ketë një plan emergjent për rezerva”, u shpreh ajo.

Të ngjashme