Shahini: Kosova po kalon nëpër fazën më të rëndë ekonomike pas luftës

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se Kosova momentalisht është në një krizë shëndetësore, ekonomike dhe diplomatike si asnjëherë më parë.

Ai  përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mos përvoja e institucioneve të vendit për të menaxhuar me pandeminë, ka krijuar hendeke të mëdha në ekonomi.

Postimi i plotë i tijë

AKB-ja, vlerëson se aktualisht jemi në krizë shëndetësore  ekonomike dhe diplomatike si kurrë më parë.

Institucionet e Kosovës  pa prevojë të duhur  për ta menaxhuar krizën shëndetësore nga Covid 19 kanë krijue hendeke të mëdha ekonomike e diplomatike.

Nuk ka sektor ekonomik që nuk ka humbje e që kapin qindra miliona euro dhe ka të bëjë me mbylljen e shumë bizneseve vendëse, por  ka edhe shumë punëtorë të pakënaqur në sektorin privat të cilët janë mbet pa punë e pjesa tjetër janë reduktuar me staf.

Në diplomaci Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq për shkak se jemi duke u ballafaquar me disa faktor kundërthënës siç janë fuqitë e mëdha Bruksel ShBA-të,  por edhe vendet  tjera të BE-së që kanë ndikim të madh për Kosovën për vendimet që duhet të marr siç është specialja, dialogu me Serbinë dhe integrimi i vendit në mekanizmat e ndryshme ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme