Shahini: Reciprociteti i plotë, Kosova obligohet t’i zbatojë ligjet njëjtë sikur Serbia

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 14:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se nëse merret vendim për masa reciprociteti të plotë me Serbinë atëherë Kosova duhet t’i zbatojë ligjet ashtu njëjtë sikur Serbia.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online thotë se ende nuk dihet fuqia e koalicionit VV-LDK , por në qoftë se merren këto vendime atëherë duhet konsultuar me partnerët e vendit dhe me faktorin ndërkombëtar.

“Masa e proklamuar nga gjitha partitë politike gjatë fushatës që taksa të kthehet në reciprocitet është më e butë se sa kjo sepse është e pranueshme ndaj gjitha vendet. Unë dyshoj që kjo masë do të kthehet në reciprocitet, por ne nuk e dimë fuqinë e koalicionit dhe çfarë fuqie do të ketë koalicioni qeverisës dhe nëse nuk e ka fuqinë e madhe dhe është e kufizuar do të ketë problem që të merr kësi vendime, por mendoj që duhet të konsultohen me faktorin ndërkombëtar dhe atë vendor dhe të merret një vendim gjithëpërfshirës sepse kur është marrë vendimi për taksën 100% të gjitha e kemi përkrahur dhe opozita dhe ka qenë vendim i mirë. Por tani nëse merret një vendim i mirë, por ai nuk përkrahet prej të gjithëve ai do të jetë një mangësi ose një trysni e faktorit ndërkombëtar”, tha Shahini për EO.

“Nëse flitet për reciprocitet të plotë atëherë Kosova do t’i zbaton masat qysh i zbaton Serbia, ku nuk pranohet letërnjoftim, nuk pranohen tabelat, nuk pranohen sigurimet dhe nuk t’i pranon vulat e ndryshme dhe kjo do të jetë me komplikuar, por ne duhet të tregojmë fuqinë tonë shtetërore dhe nuk duhet të zmbrapsemi në asnjë formë”.

Shahini tha se vendimi i taksës ka qenë i drejtë i cili Serbisë dhe Bosnjës i ka shkaktuar humbje prej 600 milionë euro për një vit.

“Ne kemi vlerësuar që taksa ka qenë me vend dhe ka pasë profit të madh në institucionet e vendit dhe në krahasim me një periudhë gati 1 vjeçare Serbia dhe Bosnja kanë një humbje mbi 600 milionë euro eksport në Kosovës, por prapë kur nuk ka qenë masa mbrojtëse kemi pasur mbi 100 mauna të ndryshme që kanë hyrë në Kosovë dhe prej asaj periudhe ne nuk kemi më shumë 350 mauna që kanë paguar taksën 100%. Prodhimtaria vendore është rritë, është rritë vetëdija e konsumit për prodhim vendi dhe humbjet më të mëdha i ka pas ekonomikisht Serbia. Por edhe ne kemi pas humbje të natyrave të ndryshme si pengesa që ka bërë Serbia për shkak të taksës, jemi refuzuar shumë herë të anëtarësohemi për shkak të Serbisë”.

Sipas Shahinit, Qeveria e ardhshme duhet të koordinohet mirë se si do të veprojë rreth taksës dhe jo të merr vendim emocional, por duke u konsultuar me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar në mënyrë që ne ta kemi një masë mbrojtëse.

Ai tha se faktori ndërkombëtar e ka pa si pengesë taksën dhe është rekomanduar që të suspendohet taksa në mënyrë që t’i jepet mundësi dialogut.

“Investitorët e huaj kanë ikë nga Kosova dhe ne vitin e kaluar kemi pasë më shumë se 65 kompani të huaja që janë mbyll në Kosovë dhe kjo neve na shqetëson. Faktori ndërkombëtar e ka pa si pengesë taksën dhe është rekomanduar që të suspendohet taksa në mënyrë që t’i jepet mundësi dialogut, por ne mbetemi vendi i vetëm në Evropë ku jemi të izoluar dhe nuk mund të lëvizim lirshëm për shkak të mos liberalizimit të vizave shengen e që faktori ndërkombëtar ka përdorur dy standarde për Kosovën të cilat kanë dëmtuar Kosovën, mbi 20 milionë euro në i shpenzojmë në vit për të marr viza dhe aty merren vetëm 20% të aplikuesve dhe pjesa tjetër nuk kthehet dhe ne jemi një vend i vogël që investojmë edhe në Ambasada”.

“Taksa tashmë ka arritur efektin e vet duke rritur vendin në nivel ndërkombëtarë dhe kjo tashmë ka treguar që Kosova mund të merr vendime të rëndësishme”, tha Shahini për Ekonomia Online.

Të ngjashme