Shala bën thirrje për konsumim të produkteve vendëse

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 10:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prodhuesit vendorë janë në pozitë më të favorshme se asnjëherë u tha në edicionin e parë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka bërë thirrje për konsum të produkteve vendëse, ngase sipas tij, nuk iu mungon cilësia.

“Po e shoh që përkrahja e prodhimeve vendore po merr përkrahje nga qytetarët në masë të madhe. Prodhuesi vendor sot është në pozitë më të favorshme se sa që ka qenë më herët. Ministria është e angazhuar që të jetë krah i prodhuesit vendor”.

“Jemi duke punuar shumë në një ekonomi të bazuar tek investimet prodhuese, konsumatori nuk duhet të ketë asnjë dilemë në konsumimin e produkteve vendore. Unë do t’i dëgjoj të gjitha ankesat e juaja. E jona është që të kërkojmë cilësi e juaja është ta ofroni”, tha ai.

Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza, tha se Qeveria është e përkushtuar të krijoj kushte dhe zhvillim ekonomik në vend.

“Parimi themelor i programit tonë i Qeverisë është të krijoj klimë të mirë të investimeve. Ne kemi punuar për një klimë të shendosh të investimeve. Ne kemi marr vendim në nivelin e politikës fiskale, në nivelin e politikes administrative”.

“Si parakusht i zhvillimit ekonomik është stabiliteti ekonomik. Derivat i parë i një stabiliteti të ekonomie është parashikueshmeria e tatimeve. Jemi vendi me normën më të ulët të TVSh-së. Ne kemi vendosur që asnjë tatim të ri të mos e kenë bizneset. Qëllimi ynë është përmirësimi i deficitit tregtar”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se përkrahin taksen qe Qeveria ka vendosur për Serbinë dhe Bosnjën.

“Klubi do ti përkrah masat e reciprocitetit për vendet qe e bllokojnë Kosovën dhe do ta përkrahim Qeverinë për masën dhe taksen e vendosur për Serbin dhe Bosnjën. Bashkë me qeverinë e Kosovës do ta përkrahim strategjinë që do të fokusohet në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit”.

“Ne sot do të diskutojmë që të shohim mundësitë që të financohen mundësit për eksport. Ne kemi pas vazhdimisht probleme në nivelin e prokurimit përkundër përkushtimit të institucioneve dhe qeverisë. Ne besojmë që do ta draftojmë sa më shpejt ligjin për tregtinë e brendshme”, tha ai.

Në këtë konventë ishin të pranishëm mbi 300 kompani prodhuese nga Kosova dhe mbi 70 kompani nga Shqipëria dhe Maqedonia, raporton EO.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Mbahet edicioni i parë i Konventës së Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”. Merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, November 29, 2018

Të ngjashme