Shala eliminon mundësitë e manipulimit me flamuj afër çmimit të produkteve

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka ndryshuar sot Udhëzimin Administrativ për  vendosjen e flamujve, ndryshim ky i cili nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës (ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt).

Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit.

Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit.   

Të ngjashme