Shala fton naftëtarët të ulin çmimin e naftës, merr vendim për ekspozimin e tij

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 18:25 | Nga Emine Shala Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mbajtur konferencë për media mbi rritjen e çmimit të naftës.

Ai ka njoftuar se nga nesër do të futet në zbatim urdhëresa e cila obligon operatorët ekonomikë që të vënë tabela elektronike të cilat tregojnë çmimet e naftës me qëllim informimin e konsumatorëve.

Ndërkaq, u ka bërë thirrje naftëtarëve që të ulin çmimet e naftës.

“Me mirëkuptim kërkoj nga shoqata e naftëtarëve qe të reflektojnë dhe të zbresin çmimet konform zbritjeve me berzin ndërkombëtarë. Kam përgatit urdhëresën qe do hyjë në fuqi qysh nesër që obligon operatorët ekonomikë të pasqyrojnë qartë, në tabela elektronike, dhe në to të ekspozohet të obligohet çmimi për njësi. Kjo urdhëresë do vihet qysh nesër. Qëllimi saj është informimi u drejtë i konsumatorëve. E ritheksoj që mbrojtja e konsumatorit është super prioritet i imi”, u shpreh Shala, raporton EO.

Shala thotë se është duke përcjellë me vëmendje debatin që po zhvillohet përkitazi me çmimin e naftës.

Sipas tij, janë marrë një varg vendimesh që nuk kufizohen në fusha të caktuara.

“Duke pas parasysh se aktualisht është duke u zhvillu një debat publik përkitazi me çmimin e naftës dua të njoftoj se MTI është duke analizuar shqetësimet e qytetarëve. Një nga prioritet e mia vazhdon mbrojtja e konsumatorit. MTI është duke përcjellë me fokus gjendjen aktuale të tregut, në veçanti të naftës. Unë kam marrë një varg vendimesh që nuk kufizohen në fusha të caktuara”, u shpreh Shala.

Ai ka thënë se MTI është duke analizuar legjislacionin aktual, i cili përfshinë edhe një nen për naftën.

“Këtë analizë që po e bëjmë edhe me institucione të tjera do ta kompletojmë shpejtë. Nga rekomandimi tyre unë do veproj konform jush. MTI, qeveria pas analizimit të saktë, të plotë, të drejtë të gjendjes do marrë masa duke përfshirë ndërhyrjet aktuale për të mos lejuar abuzime me çmime të naftës. MTI do mbështes çdo hetim për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehtë apo të hapur me kompani të naftës”, tha Shala.

Kreu i MTI-së, shtoi se 2019 do vazhdojnë punën në këtë aspekt dhe do angazhohemi që s amë parë ta miratojmë ligjin e naftës.

Të ngjashme