Shala-investitorëve të huaj: Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Turqia për të diskutuar mundësitë e investimeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online

Shala tha se shuma totale qe nga vitit 2007 deri me sot në Kosovë janë investuar nga kompanitë turke është 331 milionë euro.

Ai ka shtuar se Turqia është partneri i parë me vendet e regjionit është partneri 3 me vendet e Bashkimit Evropian për nga Investimet dhe Tregtia.

“Është kënaqësi e veçantë të jem para jush dhe të shprehe falënderimin tim personal dhe të Republikës se Kosovës për përkushtimin, mundin, sakrificat dhe përkrahjen e pareshtur nga ana e juaj qe i ofruat Kosovës në kauzën e saj për zhvillim ekonomik. Kosova si një shteti i ri ka krijuar një sistem legjislativ i koncentruar nga parimet e mbrojtës dhe përkrahjet se investitorëve të huaj në këtë drejtim janë nënshkruar shumë marrëveshje për lehtësimin e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve nga vende të ndryshme”.

“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar dhe me tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale që shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia, dua të përmend para jush që Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar marrëveshjen e tregtisë se lirë, e cila lehtëson në mase të madhe investimet e dy anshme dhe nxitjen e tregtisë ne mes të dy vendeve, po ashtu me Republikën e Turqisë, Republika e Kosovës ka të nënshkruar marrëveshjen për Mbrojte dhe Promovim të investimeve si një mekanizëm shtese për nxitje dhe mbrojtje të investimeve”.

Shaka më tej ka folur për mundësit që Kosova u ofron investitorëve të huaj. Kreu i MTI-së tha se Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë.

“Janë edhe shumë benefite tjera që ofron Kosova, siç është mbrojtja e investitorëve të huaj ku i garantohet i gjithë investimi i tyre përmes ligjit mbi investimet e huaja njëkohësisht edhe Ligjit për Investime Strategjike”.

“Për më tepër, përveç sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke ju ofruar investitorëve të huaj vetëm 10% në profit të korporatave, vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioneve dhe një nder benefitet kryesore që investitorët kane në Kosove është taksa në dividendë e cila është 0%”.

Sipas tij, edhe stabiliteti makroekonomik me vetëm 6.2% të GDP-së, si borxh publik, dhe shpirti i ndërmarresisë, që ekziston në Kosovë janë faktorë të rëndësishëm për investitorët e huaj.

Për të krijura kushtet të favorshme ai sqaroi se janë krijuar nëntë zona ekonomike.

“Po ashtu edhe stabiliteti makroekonomik me vetëm 6.2% të GDP-së, si borxh publik, dhe shpirti i ndërmarresisë, që ekziston në Kosovë janë faktorë të rëndësishëm për investitorët e huaj. Me qëllim që të stimulojmë dhe inkurajojmë investimet e huaja në Kosovë, ne kemi  krijuar në total 9 zona ekonomike si një potencial shtesë për investitorë nga Turqia dhe vende të ndryshme për të investuar në vendin tonë”.

“Këto zona janë në krijim e sipër të cilat shumë shpejtë do të jenë në dispozicion për investitorët e huaj, që kanë për qëllim të prodhojnë me kosto të ulët operative dhe të eksportojnë pa ndonjë tarifë doganore, në të gjitha shtetet e rajonit dhe të BE-së”.

Potencial për vendin tha ai është edhe mosha mesatare me rreth 70% nën moshën 35 vjeçare, raporton EO.

“Kjo jo vetëm që i mundëson kompanive evropiane që dukshëm të ulin shpenzimet operative, por gjithashtu ju mundëson të mos paguajnë tatime në shitje dhe doganë, përderisa produkti i prodhuar ka destinacion vendet jashtë Kosovës. Për më tepër, Kosova ka popullatën më të re në Evropë, me rreth 70% nën moshën 35 vjeçare”.

“Rinia e Kosovës është forcë dinamike e zhvillimit të proceseve në Kosovë dhe një nga asetet më të mëdha dhe më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik. Kjo është një forcë punëtore efektive me një kosto të ulët dhe kompetitive me vendet e rajonit. Me gjithë përparimet e dukshme, ne jemi te vetëdijshëm që ne ende kemi sfida ekonomike. Edhe pse në përmirësim e sipër për çdo vit, deficiti tregtar ende është i lartë për Kosovën”.

Shala thotë se investimet e huaja direkte janë në ngritje të vazhdueshme, por ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur numrin e investitorëve të jashtëm dhe vlerën e këtyre investimeve.

“Investimet e huaja direkte janë në ngritje të vazhdueshme, por ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur numrin e investitorëve të jashtëm dhe vlerën e këtyre investimeve. Trendët ekonomike pozitive në Kosovë janë indikator i reformave që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës”.

“Investitorët aktual nga shtetit turk janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës, ato kanë investuar një kapital të konsiderueshëm dhe përfaqësojnë me se miri praktiken kosovare të të bërit biznes”.

Nnail Olpak, kryetar i organizatës ekonomike, DEIK-DTIK, derisa ka treguar për punën që bën organizata që ai udhëheqë, tha se përmes kësaj platforme që ofrojnë mund të hapen rrugë për Kosovën.

“I dimë mundësitë të cilat ofrohen. Investitorët turq e dinë këtë gjë, i dinë kushtet e investimit. Me kërkesën e kryeministrit tonë, në kuadër të kontakteve me komitetet që vijnë dhe dalin në Turqi, nëse kanë ndonjë lidhje me ndonjë biznesmen e gjitha organizimi bëhet nga ana jonë. Kjo është lidhja jonë si organizatë me Qeverinë.  Kemi 146 këshille në gjithë botën. Kjo është platformë e rëndësishme që mund t’i hap rrugë Kosovës”, tha ai.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/391414658150105
Lexo më shumë:

Të ngjashme