Shala: Lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Inddustrisë Endrit Shala ka bërë të ditur se lokalet në pjesën veriore të vendit janë hapur, pas veprimit Qeverisë së Kosovës, dhe ministrisë që ai drejton për të hapur kioska në atë pjesë dy dit më parë.

“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre”.

“Qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme”.

“Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim ku do të jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala në Facebook.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme