Shala masa të reja në përkrahje të prodhuesve vendës, ndalohet eksporti i lëndës së parë drurore

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 11:22 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në vazhdën e mbrojtjes së prodhuesve vendor, ka propozuar ndalimin e eksportit të masës drurore, për shkak se është duke dëmtuar rëndë sektori i përpunimit të drurit në vendin tonë, gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale të pyjeve.

Shala ka propozuar këtë masë ndalimi para kabinetit qeveritar duke dhënë arsyetimin.

“Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si bartëse e këtij propozim vendimi për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drurore si lëndë e pa përpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë, shkurtimisht të paraqes bazën ligjore dhe rëndësinë e këtij propozim vendimi”.

“Masa për ndalimin përkohësisht të eksportit të masës drurore është bërë për arsye se lejimi i vazhdueshëm i eksportit të masës drurore për eksport në vendet tjera si lëndë e pa përpunuar (trupa), në një kohë kur të gjitha vendet përreth e kanë ndërprerë eksportin nga vendet e tyre, është duke dëmtuar rëndë sektorin e përpunimit të drurit në vendin tonë”.

“Gjithashtu lejimi i këtij aktiviteti po i rritë prerjet ilegale në Kosovë qoftë për masë drurore teknike edhe për masën drurore dru zjarri”, ka thënë Shala në mbledhjen e Qeverisë.

Shala ka thënë se kapacitetet vjetore të shfrytëzimit të drurit nuk i përmbushin nevojat vendit tonë, prandaj lejimi i eksportit e rrezikon fondin pyjore si dhe paraqet probleme të menaxhimit të qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë.

“Prandaj, propozimi për pezullimin e përkohshëm të eksportit të masës drurore e parandalon prerjen ilegale të pyjeve duke pasur parasysh kapacitetet e Komunave për mbrojtje të pyjeve si dhe e ruan fondin pyjor në Kosovë dhe i mundëson për përpunueseve të drurit furnizim më të qëndrueshëm me lëndë të parë”.

“Ky propozim vendim është hartuar në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011 si dhe në konsulltim dhe poashtu edhe me rekomandim të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka thënë Shala.

Të ngjashme