Shala: MTI-ja ka prioritet përkrahjen e prodhuesve vendës, synojmë uljen e papunësisë

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 12:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) në kuadër të ngjarjes “Business Talks”, ka organizuar debat me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, raporton Ekonomia Online.

Në pyetjet e parashtruara, ministri u përgjigj duke theksuar se vendimet e MTI-së kanë pasur gjithnjë si synim përkrahjen e prodhuesit vendës.

Ai tha se fokusi në prodhimin vendës ndikon në zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke ulur edhe papunësinë. 

“Prioritet që ja kam vënë vetes është përkrahja e prodhimit vendor. Arsyeja pse është një fokus i tillë gjatë udhëheqjes sime është se jam i bindur se në një sektor privat, me prodhime më kualitative të prodhuesit tonë kjo do të ndihmonte në zhvillimin me të shpejtë ekonomik të vendit tonë. Kjo do çonte pastaj edhe në rritje të punësimit dhe zhvillime tjera. Disa vendime që i kemi marrë kemi dëshmuar se prioritet i joni është përkrahja e prodhimit vendor. Vendimet e MTI-së kanë prek direkt prodhuesin tonë, fermerin tonë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë dhe si rezultat i vendimeve tona, i shohim këto me rritje të numrit të të punësuarve, me rritje të kualitetit të prodhimit. Përpos përkrahjes së prodhimit vendor ne po sigurohemi që ai të jetë kualitet”, tha Shala.

Ai ka folur për hapat konkret që janë ndërmarrë nga MTI-ja dhe reformat të cilat po planifikohen të bëhen.

“Ne jemi duke marrë veprime, masa, këtu e kisha përmend masën për asgjësimin e lodrave që nuk i kanë plotësuar kriteret teknike po as standardet tjera. Në mbrojtje të konsumatorit, me agjensionin që është brenda ministrisë, inspektorati, e kam rritë numrin e tyre. Është rritë numri i inspektimeve, në mbi 1 mijë inspektime vetëm në një sektor. Jemi duke punuar për Ligjin për Tregti të Brendshme që po shpresojmë të rregulloj mbi 50 për qind ekonominë vendore. Ky ligj do dalë në diskutim publik. Janë parapa reformave të shumta”, tha Shala, raporton EO.

Ai tha se janë duke ndihmuar kompanitë në sigurimin e certifikatave për import dhe eksport.

“Certifikatat e tyre ende nuk janë valide në tregun evropian. Ka zëra që ka ra apo po bijnë investimet direkte në Kosovë. Duhet të jemi të vetëdijshëm çfarë investime direkte kemi pasë deri tash. Investimet kanë qenë me patundshmëri”, tha Shala.

I pyetur se pse nuk ka më shumë investitorë strategjikë, Shala tha se për shkak të burokracisë asnjë investitor nuk ka mund të hyjë.

“Në 2017 ka hy ligji në fuqi, janë përgatitë aktet nënligjore. Deri në tetor 2018 ne kemi pasë të interesuar për investime strategjike, por për shkak të burokracisë asnjë investitor nuk ka mund të hyjë. Unë kam marrë hapa për ta ndryshuar udhëzimin administrativ duke u bërë lehtësi në fazën e aplikimit. Tash kemi 2 mijë aplikantë. Një nga aplikantët e ka kaluar dhe tash jemi në fazën e negociatave. Besoj se shpejt do ta kemi investitorin tjetër Solar Kosova që synon të investoj në sektorin e energjisë”, tha Shala.

“…Sa i përket aspektit ligjor këto janë eliminu. Ne do jemi të vetëdijshëm që agjencioni që është përgjegjës për aplikacione, por i ka vetëm 18 punëtorë. Jemi të vetëdijshëm që aplikacionet janë në gjuhën angleze dhe unë kam mungesë të burimeve njerëzore. Kam bë kërkesë për një rregullim të brendshëm të KIESA-s. Jemi duke vazhduar me kërkesë të rritjes të burimeve njerëzore që të kemi kapacitet njerëzor më të madh dhe me thithë numër më të madh të investitorëve”.

Të ngjashme