Shala: Produktet vendëse konkurruese në tregun evropian, po krijojmë lehtësira

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 14:20 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka vizituar kompaninë gjermane të ngjyrave “Relux”, e cila merret me prodhimin e ngjitësit dhe rrafshuesit të stiroporit, ngjyrës së brendshme dhe të jashtme e fasadave.

Shala tha se ministria që drejton po iu ofron ndihmë prodhuesve vendës me qëllim që këto kompani ta kenë më të lehtë eksportin e prodhimeve të tyre, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, produktet vendëse janë konkurruese në tregun evropian.

“Sot isha në vizitë te Kompania ‘Relux’, më vizitat e mia po shoh që prodhuesit kosovarë kanë arritur që prodhimet tona të jenë tashmë konkurruese dhe më tregun evropian, siç është rasti me kompaninë ‘Relux’ ku një pjesë të prodhimit të saj e eksporton edhe në vendet e BE-së siç është Gjermania, Austria dhe Zvicra”.

“…njëkohësisht u njoftova nga pronari i kompanisë edhe me synimet dhe planifikimet e tij për të ardhmen dhe po ashtu e njoftova pronarin për mundësitë që ne si Qeveri dhe MTI për ndihmën që jemi duke e ofruar potencialisht për prodhuesit kosovar me qëllim që këta ta kenë më të lehtë eksportin e prodhimeve të tyre dhe njëkohësisht rritja e këtij eksporti të rrisë zhvillimin ekonomik të vendit tonë”.

“…në kompaninë që jemi është një shembull i veçantë se si Ramizi është emigrant i viteve të 90-ta e ka marrë përvojën në shtetin ku ka jetuar në Gjermani dhe ato njohuri i ka sjellë në vendin e tij. Me vendet e punës që ‘Relux’ i ofron po ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ndërsa pronari i Kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi, falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që ministria e tij dhe Qeveria po i japin prodhuesve vendorë.

“Falënderoj ministrin sepse prej që është si ministër i jep mbështetje pa ndalë prodhimit vendor që deri tash nuk e kemi pasë asnjëherë”.

“Besoj që ka ardhur në kohë që edhe Qeveria e t’i hapë sytë dhe ta mbështesë prodhimin vendor. Ne informuar ministrin për synimet tona që kemi”.

Të ngjashme