Shala: S’do të lejojmë shitjen e mallrave të kontrabanduara, inspektimet do të jenë të rregullta

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 15:23 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka inspektuar pikat shitëse për mallrat të kontrabanduara nga Serbia dhe Bosnja, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu u verifikua edhe  implementimi i Udhëzimit Administrativ për vendosjen e flamujve që derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Shala tha se ka kaluar koha kur qytetarët kanë konsumuar produkte pa kurrfarë kontrolli.

Madje ai ka garantuar se produkt do të kontrollohen që të jetë të sigurta dhe të përmbushin standardet.

“Sot inspektuam tri pika shitëse në komunën e Prishtinës të përzgjedhura nga ju media me qëllim të inspektimit të kontrollimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit për vendosjen e flamujve të origjinës mjeko për kontrollimin e produkteve të cilat në tregun e Kosovës e kanë taksën 100% për produktet nga Serbia Bosnje Hercegovina me qëllim që të verifikojmë se në treg a gjenden mallra të cilët nuk e kanë kaluar procedurat doganore të paraparë me ligj”.

“Ashtu siç e keni parë dhe ju ne si ministri dhe inspektorati kemi kërkuar nga kompanitë e inspektuar që të na pajisë me dokumente për produkte nga këto dy shtete, së kur ky produkt është importuar në tregun e Kosovës. Pas koordinimit me Doganat e Kosovës, Inspektorati do ta bëjë verifikimin e atij malli se kur dhe si ka hy në tregun e Republikës së Kosovës”.

“Njëkohësisht ne e pamë një përkushtim nga shoqëritë tregtare për zbatimin e vendimit. Hasëm me disa probleme me të cilat Inspektorati do t’i merr masat e parapara me ligj në raport me ato pika shitëse ne të cilat kemi vërejtur që nuk e kanë zbatuar në përpikëri vendimin administrativ për vendosjen e flamujve. Inspektorati do t’i merr të gjitha masat për këto pika shitëse që nuk kanë zbatuar në mënyrë të duhur këtë vendim” tha ai.

Ministri ka thënë se edhe në javët e ardhshme do të vazhdojë inspektimi edhe tek operatorët tjerë.

“Me këto inspektime do të vazhdojë edhe unë personalisht në mënyrë permanente dhe me bashkëpunim me juve mediet për shoqëri tjera tregtare, monitorimi i të cilëve është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë siç janë pikat e shitjes së karburantit dhe shitësit tjerë tregtare”.

“Tashmë çdo javë do t’i monitorojmë me përzgjedhjen e juve si medie. E kjo krejt me qëllim që konsumatori të jetë i sigurt në produktet të cilët ai i blenë”.

“Vet qëllimi i udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve të origjinës është një vetëdijesim dhe ne e kemi parë si rezultat në pikat shitëse të cilat i pamë sot, patë një numër të vogël të mallrave pa flamuj”.

“Jemi informuar nga shitësit që ka një numër të madhe të konsumatorëve që kanë interesim për produkte vendore”.

Kryeinspektori Lulzim Syla tha se do të merren masat e parapara me ligj.

“E tha edhe ministri Shala se do të dënohen sipas ligjit e cila është prej 1000 euro për masa të vogla dhe deri në 10 mijë euro nëse dënohen me gjyq”, tha Syla.

Të ngjashme