Shala viziton kompaninë “Frutex”: Do të ndahen 700 mijë euro për blerjen e makinerive prodhuese

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar kompaninë e prodhimit të lëngjeve “Frutex” në Suharekë, ku është pritur në takim nga pronari i kësaj kompanie Shaqiri Palushi.

Me këtë rast Shala ka njoftuar Palushin se MTI-ja këtë vit ka planifikuar ndarjen grandeve në vlerë 700 mijë euro, t’iu ndihmojmë bizneseve vendore për blerjen e makinerive prodhuese.

Ministri përmes një statusi në Facebook tha se “Frutex” është krenari për Kosovën, e cila eksporton produktet e Republikës së Kosovës në 30 vende të botës dhe punëson afër 200 persona.

Postimi i plotë i Shalës:


Është krenari për Kosovën që ka kompaninë sikur “Frutex” e cila eksporton produktet e Republikës së Kosovës në 30 vende të botës dhe punëson afër 200 persona.

Kjo kompani së fundmi ka arritur marrëveshje për eksport edhe në shtete tjera, Libi, Irak dhe Keni, kjo fal pjesëmarrjes nëpër panaire që i ka mundësuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Pronarin e fabrikës, Shaqir Palushin e garantova se MTI do të vazhdojë mbështetjen për prodhuesit e Kosovës. Ndër të tjera z.Palushin e informuam se MTI këtë vit ka planifikuar ndarjen grandeve në vlerë 700 mijë euro, t’iu ndihmojmë bizneseve vendore për blerjen e makinerive prodhuese.

Po ashtu kemi edhe dy skema tjera përkrahse për biznese, si ajo e certifikimit të produkteve dhe këshillimit-konsulencës. Të gjitha këto dhe aktivitetet tjera, bëhen me qëllim të fuqizimit të prodhimit vendor dhe përmirësimit të bilancit tregtar.

E.SH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme