ShBA-së i zvogëlohet deficiti tregtar me Evropën

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Tregtia e Bashkimit Evropian gjatë muajit janar 2019 pati rritje vjetore prej 2.5 për qind.

Gjatë kësaj periudhe, suficiti tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deficiti me Kinën, janë rritur duke shërbyer si shkak për të rritur konfliktet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, suficiti tregtar në mallra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit me 11.5 miliardë euro në muajin janar 2019 nga 10.1 miliardë euro që ishte në vitin paraprak. Ndërsa, deficiti tregtar i Bashkimit Evropian me Kinën u rrit në 21.4 miliardë euro nga 20.8 miliardë që ishte në vitin 2018.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ankuar vazhdimisht për tregtinë me Evropën, duke vendosur tarifa për të kufizuar importet e çelikut dhe aluminit të kontinentit dhe kërcënuar të njëjtën gjë për makinat.

Në Eurozonë bilanci tregtar rezultoi në një suficit prej 1.5 miliard euro, në rënie nga 3.1 miliardë që ishte në vitin 2018. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme