Shënohet rritje në disa sektorë të industrisë në tremujorin e dytë të sivjetshëm

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e dytë (TM2) 2020 (2017=100).

Krahasuar TM2 2020 me TM1 2020 ka pasur rritje në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 36.42% dhe atë të industrisë përpunuese (C) me 13.48%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-30.84%) dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (E) me (-14.89%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019), ka pasur rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.43% dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 4.27%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit të mbeturinave (E) me (-36.38%) dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) me (-16.89%).

Të ngjashme