Shënon rritje indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 3.7% në tremujorin e parë (TM1) 2021, krahasuar me TM4 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet (4.7%); energjia (3.0%); kostot e tjera (2.1%); makineritë (1.3%); dhe pagat (1.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2021 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak TM1 2020, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 5.3%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (7.9%); energjia (5.5%); makineritë (2.7%); dhe kostot e tjera (0.6%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te:transporti (-10.3%) dhepagat (-0.2%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme