Shënon rritje industria përpunuese

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 15:22 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e dytë (TM2) 2018 (2017=100).

Kjo anketë me të dhënat që ofron synon të paraqesë ecurinë në industri (B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri, transmeton Ekonomia Online.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2018, ka pasur rritje industria nxjerrëse (B) për 65.96% dhe industria përpunuese (C) për 36.90%. Kurse, kishte rënie te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-21.55%) dhe te sektori i furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-21.42%).

Krahasuar TM2 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2017), ka pasur rritje te sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 9.93%; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 5.0%; dhe te industria përpunuese (C) për 0.11%. Kurse, ka pasur rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-9.3%).

Të ngjashme