Shitja e veturave në Evropë më e ulëta në 5 vjet

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 16:56 | Nga

Niveli i shitjes së automjeteve në Europë në tre muajt e parë të këtij, është me ritmet më të ulëta të 5 viteve të fundit. Prej vitit 2013, nuk ishte shënuar një nivel shitje vetëm 0.6 % më shumë se një vit më parë, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Makinave në Bruksel.

Ndikimin kryesor e dha tregu britanik. Me një kërkesë 16% më pak se një vit më parë gjatë muajit mars, dhe 12% për gjithë tremujorin, tregu britanik shënoi nivelin më të ulët të shitjeve në këtë industri ndër vite. Një efekt i ardhur kryesisht nga pasiguritë që po ofron shkëputja e Britanisë nga Eurozona. Por edhe “luftës ekonomike” me SHBA-të.

Shitjet kanë ulur ritmin edhe në tregun italian dhe gjerman. Nga 10 grupet më të mëdha të automobilit, në 8 prej tyre pati ulje të shitjeve në mars. Uljen më të madhe, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Makinave, e shënuan Ford, Fiat-Chrysler, BMW dhe Nissan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme