Shkalla e papunësisë në BE arrin nivelin më të ulët që nga viti 2000

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Shkalla e papunësisë gjatë muajit nëntor 2019 në vendet e Bashkimit Evropian ka arrit 6.3 për qind në krahasim me 6.6 për qind që ishte gjatë vitit të kaluar, ndërsa ky nivel në Eurozonë ishte 7.5 për qind nga 7.9 për qind që ishte në vitin 2018.

Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga viti 2000.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian, vlerëson se 15.6 milionë persona në BE nga të cilët 12.3 milionë në Eurozonë ishin të papunë gjatë nëntorit të vitit 2019.

“Krahasuar me muajin tetori të vitit 2019, numri i personave të papunë u rrit me 34 mijë persona në BE dhe u ul me 10 mijë në Eurozonë, ndërsa krahasuar me muajin nëntor 2018, papunësia ra me 768 mijë persona në vendet e BE-së dhe me 624 mijë në Eurozonë”, thotë Eurostat, përcjell Telegrafi.

Eurostat tha se nivelet më të ulëta të papunësisë gjatë muajit nëntor 2019 janë regjistruar në Republikën Çeke, me 2.2 për qind dhe në Gjermani me 3.1 për qind.

Kurse shifrat më të larta janë shënuar në Greqi, me 16.8 për qind në muajin shtator 2019, si dhe në Spanjë me 14.1 për qind.

Të dhënat treguan se shkalla e papunësisë së të rinjve në bllokun 28-anëtarësh ishte 14.3 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme